Ballina Life Style 7 faktorë rreziku për sulm në zemër te të rinjtë

7 faktorë rreziku për sulm në zemër te të rinjtë

55

 

Përqindja e sulmeve në zemër te femrat e reja është në rritje dhe studiuesit kanë zbuluar faktorët kryesorë të sulmeve në zemër në një studim të ri. Ndryshimi i këtyre faktorëve duhet të zvogëlojë rrezikun e përgjithshëm të një goditjeje në tru.

Hulumtimi i ri ka identifikuar faktorët e rrezikut që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë sulme në zemër te burrat dhe gratë e moshës 55 vjeç e poshtë, dhe ka dallime të mëdha gjinore.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 2.,264 pacientë të moshës 18 deri në 55-vjeç me sulme në zemër, së bashku me 2.,264 njerëz nga grupi i kontrollit. Ata zbuluan se të rinjtë dhe të rejat zakonisht kanë faktorë të ndryshëm rreziku për sulmin në zemër. Studiuesit besojnë se parandalimi efektiv kërkon një kuptim më të mirë të faktorëve të rrezikut tek gratë e reja në krahasim me burrat. Autori kryesor i studimit Yuan Lu tha për Verywell se rreziku i përgjithshëm i sulmit në zemër te të rinjtë është përgjithësisht i ulët, por se sulmet në zemër po bëhen më të zakonshme te gratë e reja dhe ato kanë një prognozë më të keqe.

Infarkti akut i miokardit është një emër tjetër për atakun në zemër dhe ndodh kur fluksi i gjakut që sjell oksigjen në zemër zvogëlohet apo edhe ndërpritet. Sulmet në zemër ndodhin kur arteriet koronare që furnizojnë muskujt e zemrës me gjak ngushtohen për shkak të pllakës, ose akumulimit të yndyrës, kolesterolit dhe substancave të tjera, në një proces të quajtur arterosklerozë. Kur pllaka në një arterie prishet, një mpiksje gjaku formohet rreth pllakës, e cila mund të bllokojë rrjedhën e gjakut. Muskuli i zemrës në këtë rast nuk merr mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese në një proces të quajtur ishemi. Nëse ndodh dëmtimi ose një pjesë e muskujve të zemrës ndalon së punuari për shkak të ishemisë, quhet infarkt i miokardit.

Studiuesit gjetën një ndryshim të qartë në faktorët e rrezikut për sulmin në zemër te burrat dhe gratë. Faktorët më të zakonshëm të rrezikut për sulmin në zemër te gratë ishin:

Diabeti

Depresioni

Hipertensioni

Pirja e duhanit

Histori familjare të sulmeve në zemër

Të ardhura të ulëta familjare

Kolesterol i larte

Faktorët kryesorë të rrezikut për meshkujt ishin:

Pirja e duhanit

Histori familjare të sulmeve në zemër

Pse këta faktorë rreziku shkaktojnë atak në zemër te të rinjtë?

Ekspertët nuk u tronditën nga gjetjet sepse dihet prej kohësh se diabeti dhe duhani, dhe së fundmi hipertensioni, janë faktorë më të fortë rreziku te gratë. Kardiologia Holly S. Andersen nuk e sheh të habitshme që stresorët psiko-socialë të depresionit dhe të ardhurat e ulëta të familjes prekin më shumë gratë. Ajo shtoi se nevojiten më shumë kërkime mbi gjenetikën dhe dallimet specifike gjinore në sëmundjet kardiovaskulare.

Kardiologu Preethi Pirlamarla beson se shumë faktorë rreziku për atakun në zemër mund të ndryshojnë dhe se duhen ndërmarrë hapa për të reduktuar rrezikun.

“Ju mund të zvogëloni rrezikun tuaj duke lënë ose duke mos filluar kurrë të pini duhan, duke mbajtur një dietë të shëndetshme të zemrës dhe duke ushtruar rregullisht,” tha Pirlamarla për Verywell.

Ajo shtoi se është e rëndësishme që të vizitoni rregullisht mjekun tuaj për të trajtuar faktorët e rrezikut si diabeti, depresioni, kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut.

Autori i studimit Lu thotë se njerëzit në të kaluarën mendonin se sulmi në zemër ndodh vetëm te të moshuarit, por se ata duhet të kuptojnë se ekziston ende mundësia që sulmi në zemër të zhvillohet në një moshë më të re dhe se prognoza është më e keqe për gratë sesa për burrat.

https://jetoilumtur.al/

Artikulli paraprak​Si të shpëtoni nga situata kur ia harroni emrin dikujt?
Artikulli tjetërPër shkak të ndryshimeve klimatike, njerëzit po flenë gjithnjë e më shkurt.