Ballina Poezi Ai donte vdekjen, Ajo veç jetën desh…William Shakespeare

Ai donte vdekjen, Ajo veç jetën desh…William Shakespeare

167

Ai donte vdekjen, Ajo veç jetën desh…William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,

Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,

Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,

Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,

Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,

Qe dhurate prej qiellit e qeshur plot gajret,

Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,

Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,

Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,

Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dil ?

Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,

Çdo gjë përreth familje e miq gati të mohonin,

Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,

Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh …

Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,

Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,

Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,

E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,

Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,

E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,

Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim …

Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,

Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt …

William Shakespeare

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakTa dish se nuk të dua më Pablo Neruda
Artikulli tjetërThënie të veçanta nga shkrimtarja Jojo Moyes