Ballina Poezi Aromë nate

Aromë nate

60

Tasos Livadhitis- AROMË NATE…

Ndonjëherë, vetmia bëhet e padurueshme,
Atëherë merr një numër telefoni
Sa për të dëgjuar një zë, kërkon një emër ,
“gabim” të përgjigjen.
Gjithçka ishte gabim dhe rrugët që morëm
dhe fjalët që thamë
Dhe duart që mbajtëm…
Fëmijë, fshihesha prapa komosë,
Atje ishte pafundësia,
por vetëm mua më nxente.
Prandaj ju them, të mos kërkojmë më tepër
Dhe më vonë, tashmë burrë, qëndroja prapa xhamave
dhe shihja dritat e qytetit.
Kështu njoha të pashmangshmen e ndarjeve – çfarë do mbetet atëherë,
Çfarë do mbetet nga kaq pritshmëri, kaq psherëtima;
Një emër dhe dy data të gdhendura në gur
Që koha dalëngadalë do t’i shuaj.
Ikim të gjithë, pa mësuar gjë për njëri-tjetrin. Pse?
Kush e ka fajin? Apo gjithçka bëhet për një arsye misterioze:
Një enigmë e pazgjidhshme ndoshta, ose një ndëshkim?
Por në mbrëmje, sa bukur toka mban erë.
O kotësi e lulëzuar e botës.

Tasos Livadhitis 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakGratë në sytë e një burri
Artikulli tjetërAskush nuk përpiqet për ju përveç vetes