Ballina Poezi Asnjë njeri nuk është një ishull

Asnjë njeri nuk është një ishull

171

“Asnjë njeri nuk është një ishull”

Asnjë njeri nuk është një ishull

në tërësinë e tij.

Çdo njeri është një pjesë e kontinentit,

një pjesë e Tokës.

Nëse një plis rrëmbehet nga dallga e detit,

Toka është më e vogël,

sikur një gjuhëz të ketë qenë në vend të saj,

ose një konak miqsh a vetë shtëpia jote.

Çdo njeri që vdes më pakëson,

sepse unë jam pjesë e njerëzimit.

Prandaj kurrë mos dërgo dikë të pyesi për kë bie këmbana:

Ajo bie për ty.

John Donne 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakPUSHO, MOS FOL!
Artikulli tjetër“Kam lindur kur ajo më puthi, vdiqa ditën që më la dhe jetova sa më…”/ Thënie Të Bukura..