Ballina Info ShowBiz Beatrix Ramosaj tregon çfarë do të ndryshonte në BBV: Donaldit dhe Borës...

Beatrix Ramosaj tregon çfarë do të ndryshonte në BBV: Donaldit dhe Borës iu uroj…

128

Nuk ka asgjë për të qenë pishman, nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë”– kështu u shpreh Beatrix Ramosaj kur u pyet nëse është penduar për eskperiencën dhe romancën që nisi në “Big Brother Vip.”

Në një intervistë të shkurtër, këngëtarja tregoi se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Megjithatë ajo e quan veten “me fat” pasi është e rrethuar vetëm me njerëz të mirë.

“Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj presioni që nuk mund të kalohet lehtë, njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht je i mbyllur patjetër. Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja.”– tha ajo për “Mirage.”

Pyetjes se a është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu:

 “Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperincë.”

Ndërsa sa i përket ribashkimit të Bora Zemanit me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, ish-banorja e BBV iu bën urime.

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë iau uroj.”– tha Beatrix.

Pas ndarjes, takimit romantik në “Big Brother” dhe tradhtisë së Donald Veshajt, Bora Zemani u fotografua përsëri nën shoqërinë e tij. Të dy ishin të “fshehur” pas maskave dhe kapuçëve, megjithatë “Revista Who” ka siguruar një foto të dyshes nën shoqëinë e njëri-tjetrit.

Jo të gjithë  pritën mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë.

Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në TikTok ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se: “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur atëherë mos thuaj gjë fare.”

Artikulli paraprakMë thuaj cili është përqafimi yt i preferuar, të të tregoj si je në dashuri..
Artikulli tjetërLedri publikon këngën e re “Monaco”