Ballina Info ShowBiz Bora jep lajmin e papritur…

Bora jep lajmin e papritur…

77

Bora Zemani, nuk do ta udhëheqë më Pëputhen. “Për’puthen” është ndër formatet që më së shumti ndiqet nga publiku. Por gjasat janë që rrugëtimi i tij të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur Bora Zemani.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit.

Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Në anën tjetër, janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje mund të ketë në televizion.

https://jetoilumtur.al/

Artikulli paraprakKushtuar çdo femre: “Martohu me një mashkull që e mendon si babanë më të mirë për fëmijët e tu”
Artikulli tjetërHoroskopi ditor, e diel 5 qershor 2022