Dashuri pa kushte Albert Zholi

107

Dashuri pa kushte; Albert Zholi

Pse u largove papritur?!
Ora 22-00! Ti më merr në celular. Më the ftohtë: Unë do iki disa ditë jashtë, do iki, do iki për një shërbim pune, gërrmime arkivash për një hero. Ike! Se di se sa. Prisja të më merrje në kthim. Por jo, ti s’më more më…të pashë pas disa ditësh në Tiranë dhe s’u besoja syve. Erdha më vrap të të takoja, por më humbe sysh. Kishe ndërruar numrin e telefonit. Celulari yt rezultonte i mbyllur. Pse u largove? Arsyeja dhe mosarsyeja kacafyten keqazi. Dikush më tha që kishe nisur të frekuentoje grupe të hapura ku gëlonte hashashi dhe orgjitë. Nuk arrita ta kuptoja dot. Po dashuria ku shkoi?! Ajo ndjesi magjike që pushtonte shpirtrat tanë të ndezur?! Nuk harroj ditën e parë të takimit në kinema. Ulur ngjitur duke ndjekur filmin francez. Gjoksi bymehej nga disa dridhje të lehta. Në mesin e filmit ti u afrove të më thoje diçka në vesh dhe befas më puthe. Ishte një puthje e sinqertë që më turbulloi. Sa e kisha dëshiruar atë puthje në atë çast. Nuk më rrihej më. Doja të dilja jashtë dhe të përqafoja. Doja të bëja dashuri me ty…Por sot..?! U ndamë?! Po! Por një gjë e di me siguri…Ti më mungon pak sot, ndërsa nesër, unë do të të mungoj TY shumë…Pse? Sepse ti ke të zhvilluar ndjenjat fundamentale, ndërsa unë atë operative. Humbja ime e sotme do të jetë e papërfillshme përballë humbjes tënde së madhe së pasnesërme… Ti velesh shpejt dhe kërkon shumë në çast. Unë nuk dehem kurrë dhe vështrimin e mbaj gjithmonë larg. Sot ti ke mbyllur për ca ditë telefonin. Pasnesër unë do e mbyll përgjithmonë…! Unë e vuaj çdo gjë dhe e mbyll brenda vetes, ndërsa ti s’ka perëndi që të mbyll çezmat e lotëve dhe ngashërimet e zëshme. Kështu është kjo botë. Fitorja duket në fund të takimit. Ndeshja është me dy pjesë…Të parën e fitove ti, por unë fitova tërë ndeshjen…Më mirë i lirë në hapësirat e varfra të dyzimit, se sa i hareshëm apo i pasur në burgun e dashurisë gënjeshtare!     Albert Zholi 

Jeto I Lumtur.al

 

Artikulli paraprakËshtë e ndaluar Pablo Neruda
Artikulli tjetërI ka hije detit vala, i ka hije kalit shala, por më shumë se të gjitha i ka hije burrit fjala..”,Thënie Të Mençura”