DASHURIA IME

163

Ti je magjia ime, mrekullia vetë;
je çaji që më ngroh me avull-duart e tua
sa herë kam nevojë, sa herë mund të dua;
…je vargu i fundit stinës që pres me deshirë
pa pasur rëndesi se cila, sepse çdo stinë
merr aromën e fjalëve, jargavan erëmirë,
je qetësia që lus vetmisë sime,
unaza që dua gjithë jetën të mbaj,
shtrati shndërruar në kuti të vogël,
por që nxë fjalët e dashurisë
nga fjalorët e gjithë botës,
gjuha që mundemi ta flasim veç bashkë,
loti që mban mallin e paprovua,
ëndrra që shihet pa të zënë gjumë,
llamba që ndriçon me fjalë e flakë,
zjarri që nuk djeg por shkruan,
fryma që vesh një përrallë kur merr jetë,
deti që freskon edhe kur s´lag,
kripa që i provoj shijen e vërtetë…
Je gishti që drejtohet vetëm tek ti,
Emri që ta kam ngjitur unë,
Unë që s´rri dot pa veten,
O imja dashuri,
Je vetja që aq shumë duhet,
edhe nëse s´thuhet!

– Poezi nga Alma Papamihali

 

Jeto I Lumtur

 

Urim për 2018 – poezi nga Alma Papamihali | Kallnori

Artikulli paraprakTë jesh nënë…
Artikulli tjetërE META IME ËSHTË TOLERANCA