Ballina Dedikime Dedikuar Femrave….

    Dedikuar Femrave….

    328

    Një femër të vertetë është vështirë për ta bindur, qoftë edhe atëherë kur ke të drejtë! Të duhen miliona arsye për tia dhënë se e do dhe ajo do gjej një për ta vërtetuar të kundërtën! Një femër e vertetë nuk beson lehtë, nuk bie në grackat e ç’do njerii që e ndalon në rrugë për ti thënë se është e bukur apo e lezetshme! Të shikon në atë mënyrë që ajo do, e jo ti, apo ndoshta nuk të shikon fare! Një femër e vërtet di se çfarë flet, ajo mendon para se të flas, nuk mërzitet nëse ti pret apo nuk pret! Të do por nuk ta thotë, më parë vdes se sa të ul krenarin! Një femër e vërtet xhelozon aq keq, sa që të le të shkosh pergjithmonë se sa ta ngatërrosh me ndonjë tjeter! Deshiron të jetë e para dhe e fundit, nuk të le të hysh në jetën e saj nëse nuk i jep një vend të tillë! Një femër e vërtet nuk jepet lehtë, preferon ti shikoj të tjerët të jepen pas saj! Nuk i buzëqesh kujtdo, e as nuk derdh lot për këdo! Një femër e vërtet kthehet një herë, dy herë por kur i betohet vetes, vështirë tia thyesh betimin! Nuk i duron shumë gjera por tradhetinë e urren me shpirt andaj kujdes, mos bëj pyetje pse, sepse në vend të përgjigjes do marrësh një ‘lamtumirë’! Një femër e vërtet respekton shume dhe e di pse, sepse ajo e adhuron respektin! Dhe kur për herë të parë ajo takon dashurinë, behet edhe më e rrezikshme… një femër e tillë benë që të rrahin zemrat e shumë meshkujve, por ajo do arrij të degjoj vetëm ato rahje të asaj zemre që nuk do lodhet kurrëPë duke u munduar për të! Kur të kesh në krahë një femër të tillë, mund ta quash veten burrë… është e vështirë të kesh në krah një femër të tillë, por atëher kur ta kesh, të siguroj që përgjithmonë do jetë e jotja, sepse keshtu duan femrat e tilla, ose KURRË ose PËRGJITHMONË! Zoti I bekoftë 🙏

    Artikulli paraprakFragmente të Përzgjedhura…
    Artikulli tjetërDjali dhe “ZOTI”