Dhe gjithmonë e kudo, kujdesu për vet tënde Margherita Ronconeen

127

“Dhe gjithmonë e kudo, kujdesu për veten tënde”

Ky është mesazhi që duhet ta lexojë çdo grua

Kujdesu për veten, sepse nëse të shohin si femër të fortëtë tjerëdo të mendojnë se je e mjaftueshme për veten tënde, se nuk ke nevojë për dikë që të të dëgjojë, apo që të puthë në ballë. Nëse të shohin si femër tëbukur, të tjerët do të mendojnë se nuk ke halle të tjera, se jeta jote është fushë me lule dhe se problemet u takojnë të tjerëve që kujdesen për ty.

Nëse të shohin si femër të qeshur, të tjerët do të mendojnë se nuk ke trishtime për të përballuar, se nuk ke dhimbje që ta mundojnë zemrën, se nuk ke frikëra. Nëse të shohin të sigurtë, ndërkohë që ecën me kokën lart, do të mendojnë se të duket vetja perfekte, se nuk bën gabime, ose se di t’i fshehësh mirë gabimet qëbën.

Por ti qëndro vetvetja, përtej gjithçkaje që mund të mendojnë të tjerët. Ji e egër dhe spontane, e bukur, jashtë kornizave të së zakonshmes, e qeshur dhe krenare për veten. Ji e thjeshtë dhe e qetë, ndonjëherëkokëfortë ndaj gjërave që beson. Kërce në erë dhe buzëqeshi hënës. Mirëprite shiun dhe shpërnda parfumin tënd. Mos kërko vendin perfekt për të lindur, transformoje lëndinën tënde të vogël në vendin perfekt për t’u rritur. Dhe gjithmonë e kudo, kujdesu për veten tënde”.

– Margherita Roncone 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakVetmia është mbretëria ime nga J.M.
Artikulli tjetërPo pas 5, 10, apo 20 vitesh, ku e sheh veten tënde? Jay Shetty