Do t’i var për t’i tharë ëndrrat e mia Paola Klug

131

 

Do t’i varë që t’i thaj ëndrrat e mia,
Dëshirat e mia për kontroll,
Paranojën dhe patologjitë e mia.
Do të bëhem një Zot të këndoj tango polake
E zhytur në moskokëçarje, në pandryeshushmëri.
Do t’i varë që t’i thaj ëndrrat e mia,
Urrejtjet e mia, vdekjet e mia,
Të fshehtat me ngjyrë të kaltër dhe kujtimet e harruara,
Arenën ku marr frymë.
Do t’i varë për t’i tharë ëndrrat e mia,
Gabimet e mia, vendin ku kam lindur,
Gjenet e mia, gjakun tim.
Lotët e një vogëlusheje, të dy cigaret që më kanë mbetur.
Do t’i varë për t’i tharë ëndrrat e mia,
Fjalën dashuri, stuhitë dhe kohën,
Zërin e shpirtit të vjetër, fëmijërinë, avionët dhe hapësirën,
Flluskat e sapunit që lahem dhe të kafes sime,
Demonët e mi, sytë e mi të verbër, portretet e vdekjes,
Ëmbëlsirat e dhëna nga të huajt, burgjet e mia, pendët e palloit,
Arkëmortin e duarve të mia, pemën e të varurit, lapsin që shkruaj.
Do t’i varë të thahen ëndrrat e mia, ulërimat e mia prej ujku,
Botën sepia, këpucët e mia të kuqe,
Pyllin e kuq, fjalët e mia rusisht,
Humanizmin tim të pjerdhur…

Paola Klug

Jeto i Lumtur.al

Artikulli paraprakMe di a nuk me di… Mitrush Kuteli
Artikulli tjetërDuket sikur disa persona kanë bërë radhë tre herë resht kur Zoti ka shpërndarë Idiotesinë..”Thënie Të Mençura”