Ballina Thënie Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon…”Thënie Për Jetën”Nga Faik...

Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon…”Thënie Për Jetën”Nga Faik Konica

146

1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).

2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).

3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).

4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).

5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).

6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).

7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).

8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).

9. Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).

10. Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).

11. Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).

12. Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).

13. Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).

14. Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).

15. Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).

Nga Jeto I Lumtur.al

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprak• Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve..Thënie Të Mencura..Nga Sami Frashëri/..
Artikulli tjetërFragment Nga Romani .. Dashuria e Talatit Me Fitneten.. Nga Sami Frashëri…