Ballina Poezi DUHET TË VIJË DIKUSH T’I MËSOJË BURRAT S’I PRISHEN URAT… POEZI NGA...

DUHET TË VIJË DIKUSH T’I MËSOJË BURRAT S’I PRISHEN URAT… POEZI NGA SOKRAT HABILAJ

168

Poezia “Sa kohë” nga Sokrat Habilaj

 

Sa kohë ndodhë që dashuritë e mëdha,

Të gjithë burrat shpesh i lexojnë keq.

Sa kohë që ju shfaqet e plotë në krah,

Nisin ta ndajnë në grimca, veç e veç.

 

Sa kohë që me kaçurrelat e një tjetre,

A dhe me ca sy pa lidhje, bëjnë flirt.

Sa kohë s’i mendojnë te një e vetme,

Burrat s’dinë t’i lexojnë as tradhtitë.

 

Duhet të vijë dikush, ndryshe nga ata,

T’i mësojë burrat dhe s’i prishen urat.

Në sillen fëmijë në dashuritë e mëdha,

Po të paktën le të tradhtojnë si burrat.

Sokrat Habilaj

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakPër motrën time: distanca nuk ka rëndësi, unë të kam në zemër!
Artikulli tjetërCHARLES BUKOWSKI: HESHT… SIKUR TË KETË NDODHUR NJË TRADHTI