Ballina Motivime Duke ardhur”

Duke ardhur”

118

Sa shumë po zgjaten mbrëmjet,
Drita e verdhë dhe e ftohtë
Lag ballin e qetë të shtëpive.
Te pema e dafinës,
Në kopshtin e zhveshur
Këndon një mëllenjë.
Zëri i saj i ri të befason,
Muri me tulla.

Së shpejti do të vijë pranvera,
Së shpejti do të vijë pranvera.
Dhe unë me fëmijërinë time për dore,
Harruar prej mërzisë,
E ndiej veten si një fëmijë,
Që vjen pikërisht
Kur të rriturit bëjnë paqe,
Dhe nuk kupton asgjë,
Përveç një buzëqeshje të pazakontë,
Dhe fillon të jetë i lumtur.

Philip Larkin.

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakRrethi i jetës..
Artikulli tjetërJETA ASKUJT NUK I ËSHTË DHENE NË PRONËSI. VETËM NË PËRDORIM…Thëmie Të Mencura