Dy burra..

62

Dy burra, të dy shumë të sëmurë, ndanin një dhomë spitali.
Njërit prej tyre i lejohej të ngrihej ndenjur në krevat çdo ditë nga 1 orë pasi kjo e ndihmonte në pastrimin e mushkerive.
Krevati i tij ishte afër dritares së vetme të dhomës.

Burri tjetër duhej ta kalonte gjithë kohën shtrirë për shkak te sëmundjes.

Dy burrat kuvendonin për orë e orë të tëra.Flisnin për të kaluarën, shtëpinë, familjen, punën, rininë e tyre, shërbimin ushtarak, kohën e pushimeve etj.

Çdo pasdite kur burri afer dritares ngrihej ndenjur, e kalonte atë 1-orësh kohe duke i përshkruar mikut të tij çdo gjë që mund të shihte jashtë nga dritarja.

Nga dritarja shihej një liqen i mahnitshëm. Rosat dhe mjelmat luanin në ujë ndërsa fëmijet zbaviteshin me varkat e tyre lodra. Çiftet shëtisnin te lumtur ne lulishte dhe i gjithë qyteti mund te shihej si në pellembe të dores.

Burri tjeter filloi të jetonte çdo ditë në pritje të këtij “një orëshi” kur bota e tij e brendshme pasurohej dhe ndriçohej nga aktiviteti dhe ngjyrat e botës jashte dhomës se spitalit.

Nderkohe qe burri prane dritares i pershkruante te gjitha keto ne detaje, burri ne anen tjeter te dhomes mbyllte syte dhe imagjinonte kete panorame.

Ne nje pasdite te ngrohte, burri prane dritares pershkroi nje parade qe po parakalonte me hap rreshtor.

Megjithese burri tjeter nuk degjoi ndonje bande muzikore ta shoqeronte paraden, me syte e mendjes ai “shihte” cdo gje ndersa miku i tij e pershkruante kete pamje ne detaje tejet te hollesishme.

Dite, jave dhe muaj kaluan. Nje mengjes, infermierja erdhi t’u sillte uje por gjeti trupin pa jetë te burrit prane dritates qe kishte nderruar jete paqesisht ne gjume.

E trishtuar, ajo lajmeroi personelin e spitalit per te marre trupin e tij dhe te kujdesej per cdo detaj tjeter te rastit.

Sapo situata ne dhome u normalizua, burri tjeter i kerkoi infermieres qe te levizte tek krevati prane dritares. Ajo e ndihmoi duke u siguruar qe cdo gje ishte mire dhe pacienti ndihej rehat.

Ngadale dhe me mundim, burri u mbeshtet ne berryla, duke u munduar te ngrihej.U zgjat ngadale per t’i hedhur nje sy botes perjashta por u shtang kur pa se perjashta ishte vetem nje mur.

I habitur, burri e pyeti infermieren se si ishte e mundur qe i ndjeri, ish shoku i tij i dhomes i kishte pershkruar gjera kaq te mrekullueshme per pamjen jashte kur aty ishte vetem nje mur.

Infermierja u pergjigje se i ndjeri kishte qene i verber dhe as qe mund ta shihte murin.

-“Ndoshta e ka bere per te te inkurajuar ty” – u pergjigj ajo.

Lumturia më e madhe gjendet atëhere kur mund të bësh dikë tjetër të lumtur.
Pikëllimi i ndarë me dikë tjetër përgjysmohet por lumturia e ndarë me dikë tjetër dyfishohet.
Nëse do te ndihesh vërtet i pasur, numëro të gjitha gjërat që i ke dhe që nuk mund t’i blejë paraja.

Nga Jeto I Lumtur.al

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakAsnjëherë mos ndaloni së qeni .
Artikulli tjetërGjëra që Duhet t’i Mbash Gjithmonë Për Veten Tënde..