Ballina Lajme E FUNDIT/ Bënte ‘namin’ me drogë në Itali, e pëson 21-vjeçari shqiptar

E FUNDIT/ Bënte ‘namin’ me drogë në Itali, e pëson 21-vjeçari shqiptar

72

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar shqiptar, pasi u ndalua teksa kishte dalë për të shitur drogë, nën prezencën e një të mituri 17 vjeç në makinë dhe një mikut të tij italian.

Sipas mediave përtej Adriatikut, droga në posedim të shoferit 21-vjeçar ishte e mbështjellë me një figurë “aliene” magjepsëse dhe fjalët “Alien og”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të rinjtë u ndalën në një postbllok në Viale Stucchi, ku gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike.

 

I riu shqiptar i ditëlindjes 2001 jetonte ilegalisht në Itali dhe iu gjet në çantën e shpinës qesja me 4 doza hashash, me peshë totale rreth 380 gramë, dhe 200 euro, të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël.

Droga ishte e paketuar në 4 pako, me peshë rreth 95 gram secila, e mbushur me celofan transparent dhe ngjitës. I arrestuar pasi ka pranuar fajin është dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

Dy pasagjerët e tjerë ishin 17-vjeçari, po shqiptar, i cili u dërgua në shtëpinë e nënës së tij dhe italiani 31 vjeç, të cilit iu gjet në portofol 1 mbështjellës celofani me rreth 0.4 gramë kokainë dhe u sanksionua për përdorim personal.

….jetoilumtu.al/ 

 

burimi lajmifundit.al/

Artikulli paraprakCili Është Mësimi Juaj Karmik? Mësoni Më Shumë Rreth Problemeve Që Ju Duhet Të Zgjidhni…
Artikulli tjetër10 arsye për të mos pirë duhan, por që ndikojnë edhe në bukurinë tonë