E kërcënoi me video intime, Melik Balkici zbulon raportin që ka me Fjorin dhe ish-konkurrentët e tjerë pas Për’puthen: Antonia është në listën e…

109

 

Fjori, Melik, Antonia

 

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Melik Balkici ka folur pas daljes nga programi në lidhje me raportet që ka me ish-konkurrentët e tjerë, dhe për debatet e ashpra që ka pasur me Fjori Likën dhe Antonia Gjokën.

Meliku shprehu se ruan kontakte me pothuajse të gjithë ish-konkurrnetët duke veçuar Brunon me të cilin tha se flet shpesh. Ai zbuloi se me çiftin Mikela-Erion nuk ka folur, ndërsa shtoi se sipas tij ata kanë formuar një lidhje të fortë pavarësisht të gjitha sulmeve që kanë marrë nga të tjerët.

“Kontaktin e kam pothuajse me të gjithë, me Brunon flas shpesh. Kurse nga ish-konkurrentët që s’kam folur deri tani është Mikela, Erioni çifti që kanë dalë. Nuk kemi patur kontakt që kur kanë dalur, s’është se kemi shkruar. Mikela dhe Erioni kanë patur shumë kimi me njëri-tjetrin pavarësisht situatave që Erjoni… ka qenë ai që është ndarë dhe kanë krijuar atë forcën e lidhjes së tyre që sa më shumë njerëz t’i sulmojnë aq më shumë e kanë forcuar lidhjen e tyre.”– tha ai në një intervistë për “N’Zoon.”

Meliku u pyet gjithashtu në lidhje me debatet e ashpra që ka pasur gjatë Për’puthen me Fjori Likën, ku dyshja shpërthyen në ofendime ndaj njëri-tjetrit pasi u publikuan video intime të ish-konkurrentes. Sipas tij ka qenë vetë ajo që i ka publikuar për të marrë famë, ndërsa sa i përket raportit me të ai tha se nuk ka asnjë komunikim.

Një tjetër ish-konkurrente me të cilën Meliku ka pasur debate është edhe Antonia, të cilën ai zbuloi se e ka bllokuar në rrjetet sociale.

“Nuk është se kemi patur ndonjë grindje, por disa situata ajo i ka marrë shumë personale. Dhe aty filloi të ofendonte të gjithë çunat, dhe më shumë ishte për pjesën e racizmit… Kjo gjë nuk më erdhi mirë, pavarësisht se videot e tua i ka nxjerrë një personazh tjetër. Se e përmendi ai tjetri se e përmenda unë, nuk është ndonjë problem i madh se ato dolën. Justifikohej se i ka nxjerrë ish i dashuri mua nuk më dukej normale, mua më duket normale që ajo mund t’i ketë nxjerrë vetë për të përfituar famën. Nuk kemi kontakt më fare, thjesht në darkën e produksionit u përshëndetëm.

Antonia është në listën e bllokut. Që kur u bë ai debati në emision, debati i ashpër i saj që tregonte veten femër… Bllokun asaj, ajo mua as nuk kemi folur fare, as nuk më intereson fare.”- tha ai.

Kujtojmë se Meliku dhe Fjori kanë pasur një përplasje të fortë në program, e cila agravoi jo vetëm në ofendime por pothuajse edhe në përplasje fizike.

Melik Balkici, gjatë debatit me Fjorin i përmdendi videon intime ku ajo bënte twerk nudo, gjë që solli agravimin e situatës. Konkurrentja u ngrit në këmbë shumë e revoltuar drejt Melikut dhe shpërtheu në ulërima dhe ofendime ndaj tij, ndërsa konkurrentët e tjerë janë munduar ta kontrollojnë për të shmangur përplasjen fizike.

“Në momentin që ajo na ironizon, në momentin që ajo mbrapa krahëve na ofendon, është e drejta jinë të ta kthejmë në atë mënyrë. Ti nëpër portale, shpërndajnë video intime. Ti me këtë fytyrë na vjen në emsion?”, i tha konkurrenti në nisje të debatit Fjorit, e cila u ngrit dhe tentoi t’i afrohej atij për ta goditur.

Më pas konkurrentja sqaroi të vërtetën e videos:

”Të gjithë ne këtu kemi pasur një të kaluar, kemi pasur të dashur që mund t’i kemi dërguar foto apo video. Ishte fatkeqësi e imja që ajo video u publikua. Dikush, nuk e di se kush…Nuk ka të drejtë askush të ndërhyjë në privatësinë time! Në portale qarkullon një video e imja. Ajo është shumë video e vjetër.”-u shpreh asokohe ajo.

Por debati nuk përfundoi me kaq, pasi Fjori u përjashtua nga programi pak ditë pas situatës. Shkak për përjashitmin e saj u bë një tjetër përplasje e fortë që ka pasur me Melikun. Debati, i cili nisi nga një video nudo e ish-konkurrentes, është zhvilluar në prapaskenë me ofendime të rënda.

”Ik gjej ndonjë gabele”, dëgjohej të thotë ish-konkurrentja në videon e shkurtër që është xhiruar në prapaskena.

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakÇfarë e bëri Arbana Osmanin të “shpërthente” në lot? (VIDEO)
Artikulli tjetërRobert Berisha nuk është më beqar.