Ballina Poezi E META IME ËSHTË TOLERANCA

E META IME ËSHTË TOLERANCA

137

Në ka të metë në veten time,
Është toleranca e tepruar,
Që shpesh më bën të fal gabime,
Edhe më pas të jem penduar.

Askënd në jetë s’ paragjykova,
S’ i vesha kurrë ndjesinë e fajit,
Në maksimum i respektova,
E prapë u gjenda në mes të zjarrit!

Me sa kuptova, do jesh e mirë,
Vetëm atëherë kur do t’ ju bindesh,
Kur t’ ju plotësohet çdo dëshirë,
Sado që shpirti të të vritet!

Ky është më tepër se egoizëm,
E meta ime është toleranca,
Që shpesh më çon në pesimizëm,
Pse s’ i ndëshkova, por i fala?!

ARDJANA DRAGOJ

 

 

Jeto I Lumtur

Mund të jetë një imazh bardhezi i një ose më shumë persona

Artikulli paraprakDASHURIA IME
Artikulli tjetërKur Ti Telefonojë