
I ftuar në emisionin “Pardon My French” Eni Tare, banori më i fundit i eleminuar nga shtëpia e BBV, ka përshkruar rrugëtimin e tij magjik në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai komentoi banorët e tjerë dhe foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë të mbrëmjes së kaluar.
“Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”
“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra.
Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta.
E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi. Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”