Ballina Lajme EMRI/ Lala tregon se cili është personi që u gjobit nga bandat...

EMRI/ Lala tregon se cili është personi që u gjobit nga bandat me 500 mijë euro

32

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit që i kanë vënë një gjobë 500 mijë euroshe, dosje për të cilën u futën Astrit Avdylajt dhe Arben Mërkuri (Maneci), si ndërmjetës.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se bëhet fjalë për Elton Shahinin, një person që sot ka marrë arratinë për shkak të kësaj gjobe dhe në Shijak i ka mbetur vetëm nëna që nuk dëshiron ta lërë vetëm shtëpinë.

Lala tha se Shahini ka ndërruar emër dhe ndodhet jashtë Shqipërisë me gruan e fëmijët.

“Elton Shahini. Është me mbiemër të ndërruar tani për shkak të telasheve që ka pasur. Në Shijak i ka mbetur vetëm nëna, gruaja dhe fëmijët nuk i ka në Shqipëri.

Elton Shahini dyshohej nga grupi i Shijakut se kishte spiunuar për laboratorin e heroinës që u kap në Has, po e mbani mend.

Dhe për të zgjidhur atë çështje janë futur të gjithë këta që shikoni,”- tha Lala ndër të tjera.

Artikulli paraprakPas disa vitesh martesë gjërat ndryshuan mes tyre. Dikur çifti i lezetshëm që nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin tani ishte bërë pak i hidhëruar.
Artikulli tjetër“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e… ”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot Ervis Martinaj