Ballina Poezi Është e ndaluar Pablo Neruda

Është e ndaluar Pablo Neruda

60

Është e ndaluar; Pablo Neruda

Eshtë e ndaluar të qash pa mësuar,të zgjohesh në mëngjes pa ditur çfarë të bësh të Kesh frikë nga kujtimet e tua.

Eshtë e ndaluar të mos u buzëqeshësh halleve, të mos luftosh për atë që beson dhe të heqësh dorë, nga frika.Të mos përpiqesh të bësh realitet ëndrrat e tua.

Eshtë e ndaluar të mos tregosh dashurinë tënde, të bësh që të tjerët të paguajnë për humorin tënd të keq.

është e ndaluar të braktisësh miqtë, të mos mundohesh të kuptosh ata që të rrethojnë dhe t’i telefonosh vetëm kur ke nevojë për ta.

Eshtë e ndaluar të mos jesh vetvetja para njerëzve, të Shtiresh para njerëzve që nuk të interesojnë, Të jesh i sjellshëm vetëm me ata që kujtohen për ty, të harrosh të gjithë ata që të duan.

Eshtë e ndaluar të mos bësh gjëra për veten tënde, Të kesh frikë nga jeta dhe kompromiset e saj,Të mos jetosh çdo dite sikur të ishte fryma jote e fundit.

Eshtë e ndaluar të ndjesh mungesën e dikujt pa u gëzuar,Të harrosh sytë dhe të qeshurën e tyre vetëm sepse rrugët tuaja kanë pushuar së takuari.Të harrosh të kaluarën dhe ta bësh të paguajë për të tashmen.

Eshtë e ndaluar të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit, të mendosh se jeta e tyre vlen më pak se e jotja, të mos besosh se gjithësecili mban rrugën e vet në duart e veta.

Eshtë e ndaluar të mos krijosh historinë tënde, të mos kesh as edhe një moment për njerëzit që kanë nevojë për ty, të mos e kuptosh se atë që jeta ta jep, në po të njëjtën mënyrë mund edhe të ta heqë.

Eshtë e ndaluar të mos kërkosh lumturinë tënde, të mos e jetosh jetën duke menduar pozitivisht, të mos mendosh se vetëm mund të përmirësohesh, të mos ndjesh se, pa ty, kjo botë nuk do të ishte e njëjtë.

Të mos mendosh se kjo botë nuk do të ishte e njëjtë pa ty.

Pablo Neruda

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakTi dhe hëna Ismail Kadare
Artikulli tjetërDashuri pa kushte Albert Zholi