Ballina Poezi Femra të dënuara..

Femra të dënuara..

182
Ato, si ajo grigja që shtrirë mbi rërë rri menduar,
U hedhin horizonteve të deteve shikime të dridhura,
Këmbët duke dashur t’i prekin, duart duke i afruar
Mes ligështimve të ëmbla e rrenqethjeve të hidhura.Ca prej tyre që kanë pritur aq gjatë një miqësi,
Belbezojnë thellë gjethnajave ku përrenjtë gurgullojnë,
Rrokje për rrokje, dashurinë e të druajturës femijeri,
E gjethëza të reja pyjeve të gjelber nisin e u bulojnë.

Ca të tjera , si murgesha ecin rrugës, gati duke u zvarritur,
Mes për mes shkëmbenjëve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si një llavë të zjarrtë vervitur,
Gjokset lakuriq e të purpurt të të tijave tundime.

Ka edhe nga ato, që nëpër refleksin e rreshires rreshqitese,
Brenda boshllëkut të heshtur të pasqyrave pagane,
Të thërrasin për ti ndihmuar në ethet e tyre flakeritese
Ty o Baccho që fashit sembimet më antike mjerane!

Ka edhe të tjera që gjoksi i beqarëve u sjell aq kënaqësi,
Që duke fshehur një kamzhik në palat e fundeve të gjatë
Perziejnë në një cep pylli të zymtë a netëve plot vetmi,
Shkumën e butë të qejfit me lotët e dhimbjes se pamatë.

O virgjeresha, o djallushka, o mostra, o martirake
O shpirtra të medhenj që realiteti u jep percmim të zi,
Kërkoni të pafundmen , herë të devoteshme herë dionizake,
Herë në ulurima tharë, herë në denesa të zena pusi!

Ju që në ferrin tuaj shpirtin ma keni shpenë e keni shqyer,
Ju dua e meshiroj, o motërzat e mia të shkreta në këtë botë
Për at ngrysje të vuajtjes, për atë etje kurrë shpërblyer
Për ata lumenj dashurie që zemrat e mëdha ua mbushin plot.

Charles Baudelaire

 

Jeto I Lumtur
Artikulli paraprakNëse është e vërtetë, nuk do të përfundojë kurrë… Thënie Për Dashurinë…
Artikulli tjetërMall..