Ballina Dedikime Fragmente të Përzgjedhura….

    Fragmente të Përzgjedhura….

    124

    Gratë e vështira janë ato gra që kanë më shumë dashuri për të dhënë, por nuk e japin atë për këdo. Ato që flasin vetëm kur kanë diçka për të thënë. Ato që që kanë mësuar se si mbrohen dhe të mbrojnë. Ato që nuk kënaqen lehtë. Janë gratë e vështira, ato që dinë se si të dallojnë buzëqeshjet e njerëzve, ato të mirat dhe ato të shtirurat. Ato që ju kanë studiuar mirë, përpara se t’ju hapin zemrën. Ato që nuk lodhen kurrë duke kërkuar dikë për të cilin, cilën, ia vlen të luftosh. Janë gratë e vështira ato që ndjejnë dhimbjen e tjetrit. Ato që kanë shpirtin në pëllëmbë të dorës. Ato që shohin me një mijë sy të fshehur. Ato që ëndërrojnë ngjyrat. Ato, janë gra të cilat e dinë se sa e vështirë është ta njohësh tjetrin. Ato, janë ato që, kur jeta nuk ka shije, i japin shijen jetës.

    Artikulli paraprakFragmente te perzgjedhura
    Artikulli tjetërFragmente të Përzgjedhura…