Fragmente te perzgjedhura

62

 

Kam falur gabime gati të pafalshme, kam provuar të zevendësoj persona të pazëvendësueshëm dhe kam harruar persona të paharrueshëm. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgënjyer nga persona që nuk e mendoja kurrë se mund të zhgënjehesha, por edhe une kam zhgënjyer.
Kam mbajtur dikë mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam berë mik përpjetë. Kam qeshur kur nuk ka qenë e nevojshme, kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë refuzuar. Më kanë dashuruar dhe nuk kam ditur si t’jua kthej dashurinë.
Kam bertitur dhe jam hedhur përpjetë nga gëzimi. Kam përjetuar dashurinë e kam bërë premtime të perjetshme, por më është thyer zemra kaq e kaq herë!
Kam qarë duke dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht për të dëgjuar një zë. Jam dashuruar përsëri me një buzëqeshje. Kam besuar përsëri me nostalgji dhe kam patur frikë të humbas një person shumë të veçantë, të cilin kam përfunduar duke e humbur… por kam mbijetuar!
Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk më lodh! Dhe ti nuk duhet të lodhesh nga jeta. JETO!
Është mrekulli të perpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion. Të humbësh me klas dhe të fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij që guxon…

Charlie Chaplin

Artikulli paraprakNDRYSHIMI MIDIS “TË DUA” DHE “TË DASHUROJ”
Artikulli tjetërFragmente të Përzgjedhura….