Ballina Thënie Gabimi eshtë njerëzor, këmbëngulja është djallëzore…”Thënie Për Jetën”

Gabimi eshtë njerëzor, këmbëngulja është djallëzore…”Thënie Për Jetën”

70

Ndodhin ngjarje në jetë që janë si pyetje. Kalojnë minuta ose vite dhe pastaj jeta përgjigjet.

Nëse dëshironi të dini ç’do të ndodhë në të ardhmen, hidhni një sy në të shkuarën: do të shihni perandori që lindin dhe vdesin. Kështu keni parë edhe në të ardhmen.

Ditët e paharruara të jetës janë pesë a gjashtë. Të tjerat janë volum.

Ashtu si dita e kaluar mirë të jep gjumë të ëmbël, ashtu dhe një jetë e shpenzuar si duhet të jep vdekjen të qetë.

Për shumicën nga ne e kaluara është një keqardhje, e ardhmja – një eksperiment.

Koha është monedha e jetës tënde. Është monedha e vetme që ke dhe vetëm ti mund të vendosësh se si ta shpenzosh. Ki kujdes mos lejo të tjerët ta shpenzojnë për ty.

Mënyra më e keqe për ta kaluar jetën është të lejosh të ta kamxhikojë.

Shpesh mjafton një çast për të harruar një jetë, por ndonjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast të vetëm.

Është një mëkat i vërtetë që leksionet e jetës i mësojmë atëherë kur nuk na duhen më.

Pleqëve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell plakja por harresa.

Jeta di t’i ngatërrojë gjurmët e veta dhe gjithçka e së shkuarës mund të bëhet lëndë ëndrrash, argument legjendash.

Sa më i madh të jetë mashtrimi, aq më e vogël do të jetë kënaqësia.

Jeta është gjëja e vetme që, sa më shumë rritet, aq më tepër bie.

Nga Jeto I Lumtur .al

natyre 1005

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakNëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi as dhimbje, as hidhërim as shpresë; një gjë po ju them me ndershmëri dhe bindje: lëreni t vdesë…”Thënie Për Jetën”
Artikulli tjetërZOTI I SIGURON ERËN, NJERIU DUHET TË NGREJE VELËN…”Thënie Për Jetën”