Gjendja shpirtërore e një dite..

165

 

 

Gjendja shpirtërore e një dite, që përjetuam
Dhjetë vite më parë në një vend të huaj
Shpirti i shpenguar, i një çasti të lashtë që
Flatrat hapi dhe iku si një engjëll i Zotit,
Zëri i një gruaje të harruar, me shumë
Shqetësim dhe mundim,
Një fund pa ngushëllim, janë sfondi
i mermertë që solli, dikur shtatori
Shtëpi të reja klinikash me pluhur sëmundjesh
Ekstantemike dritare në dyqane arkivolesh.
A mund ta kuptojë dikush, vuajtjen shpirtërore
Të një farmacisti në shërbimin e natës?
Dhoma rrëmujë, kuadratet e dritareve,
Dyert të hapura si varre, si gojë egërsirash.
Një burrë i lodhur nxjerr letrat e bixhozit
Me yjet bisedon, vështron dhe kërkon.
Shqetësohet: nëse te dera të trokasin, kush do ta
Hapë atë? Nëse hap një libër kë do të kërkojë
Në të? Nëse hap shpirtin, kush do ta njohë?
Hallka të një zinxhiri.
Ku është dashuria, që me një të goditur e
Ndan kohën me dysh dhe e saldon prapë?
Fjalë vetëm dhe gjeste. Një monolog monoton
Para pasqyrës, poshtë një rrudhe qëndron.
Si një pikë bojë shkrimi mbi shami, përpihet
Mërzia dhe rri.
Të gjithë në këtë anije kanë vdekur, po ajo
Ecën në rrugën që filloi, kur nga porti u nis.
Si janë rritur thonjtë e kapitenit… dhe oficeri
Që tre dashnore ka në çdo port i praruar…
Deti dallgëzon ngadalë, valët dhe direkët
Mbushen me krenari, dita bëhet më e butë.
Befas shkëlqejnë tre delfinë në të zi, një
Sirenë deti buzëqesh, një detar i harruar shtyn anijen mënjanë, duke e lëvizur në çdo anë.

Jorgo Seferis

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakNjeriu i zi.
Artikulli tjetërNë krahun tuaj.