Ballina Lajme Gjenerali që udhëhoqi bombardimet në Siri është fytyra e re e luftës...

Gjenerali që udhëhoqi bombardimet në Siri është fytyra e re e luftës ruse

36

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re ushtarake të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është i njohur për mizorinë e tij në bombardimin e civilëve sirianë nga Rusia.

Ai pati rol në vdekjen e tre protestuesve në Moskë gjatë grushtit të dështuar të shtetit kundër Mikhail Gorbaçovit në vitin 1991 që përshpejtoi rënien e Bashkimit Sovjetik.

Pa flokë dhe me pamje të egër, gjenerali Surovikin u vu në krye të forcave ruse në Ukrainë në 8 tetor, pasi në këto 8 muaj luftë, Moska është detyruar të bëjë një sërë tërheqjesh kaotike dhe zmbrapsje të tjera.

Artikulli paraprakShoku i Lear Kurtit: Familja nuk u lejua të shihte trupin as në morg dhe as në shtëpi
Artikulli tjetërPasioni i shqiptarëve për “Benzin”, histori e taksistit shqiptar që u bë viral në Gjermani