Gjer tek ylli…

52

Nga ylli, rruga gjer tek ne,
Është e gjatë dhe s’mbaron
Që drita të vijë përmbi dhe
Me mijëra vite do të shkojnë.
Ndoshta ylli s’është më,
U shua në botën errësirë
Po drit’ e tij ecën gjithnjë
Tashmë tek ne ka arrirë.
Nga kandili i tij i shuar,
Ndriçimi endet nëpër botë
Ylli shumë pat jetuar,
Por kur vdiq, erdhi në tokë.
Kur dashuria ikën e s’vjen
E mbulon hija e trishtimit
Kujtimi i saj prapë na gjen,
Siç na gjen vala e ndriçimit.

Mihai Minesku

Secili nga ne është një yll, të gjithë llamburisim në qiellin e natës, por  më shumë prej të gjithëve shndrin ylli i zemrës | A1 ALBANIA - NEWS

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakNga Jeta..
Artikulli tjetërÇOMA, ERË, MALLIN…