Ballina Thënie “GJYSMA E PARË E JETËS NA KALON DUKE KËRKUAR PASURI, NDËRSA GJYSMA...

“GJYSMA E PARË E JETËS NA KALON DUKE KËRKUAR PASURI, NDËRSA GJYSMA TJETËR…”/THËNIE PËR PASURINË

91

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

Një bankier është një dikush që të huazon ombrellën kur ndrin dielli dhe ta kërkon sapo nis të bjerë shiu.

Kush blen atë çka nuk i duhet, shet atë çka i duhet.

Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të holla.

I pasur është kush nuk ka borxhe dhe i ri kush është i shëndetshëm.

I pasuri ha kur të dojë, i varfri ha kur të proftasë.

Pasanikut është vështirë t’i falësh diçka, të ngopurin është vështirë t’a qerasësh.

Nuk është i varfër kush ka pak, por kush ka shumë.

Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos humbur atë çka ke.

Paraja është e mirë si shërbëtore, por keqe si pronare.

Është gjë e vështirë të grumbullosh para dhe është gjë akoma më e vështirë t’i ruash ato.

Varfëria që nuk ka borxhe është pasuri e madhe.

Është gjë e keqe të mos kesh, por po aq e keqe të kesh jashtëzakonisht shumë.

Më mirë të vdesësh duke bërë ekonomi, sesa të jetosh brenda në varfëri.

Varfëria nuk është turp, turp është të mos përpiqesh që, me punën tënde, ta përzësh atë.

Të gjithë ata që japin bamirësi nga fitimet e pista veprojnë njësoj si ata që u ofrojnë perëndive nga ato që kanë vjedhur te vendet e shenjta.

Atë njeri që rastis të fitojë në mënyrë të ligjshme jashtëzakonsiht shumë dhe t’i përdorë ato ashtu si duhet, unë e quaj njeri tepër të lumtur.

Nga Jeto I Lumtur al

 

Jeto I L umtur

 

Artikulli paraprak“Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme”/ thënie nga Al Pacino
Artikulli tjetër“Gjëja më e mirë për t’i dhënë armikut është falja, kundërshtarit – toleranca, mikut – zemra; fëmijës…”/Thënie për Virtytin.