Ballina Fragmente Romani Gruaja me vështrim të dylltë Bardhyl Zaimi

Gruaja me vështrim të dylltë Bardhyl Zaimi

138

Nga Bardhyl Zaimi: Gruaja me vështrim të dylltë

Vetêm sytë ruajnë një rini të përhershme kishte dëgjuar të thoshte një njeri që ai e çmonte aq shumë. Brenda kaosit të mendjes dhe shpirtit të tij, ai i çmonte njerëzit me mendime të qarta, ata qê me pak fjalê arrinin t’i jepnin udhë një shqetësimi, një brenge, njê situate që dukej pa zgjidhje. Njerëzit e tillë që janë të paktë zakonisht shfaqen si vetimê në qiellin e errët tê mendimeve dhe i japin dritê një terrine ngulfatëse.

Ai po shëtiste pranë lumit për të ndjerë freskinê e ajrit të bjeshkëve, ndërkohë që një vapë e rëndë dyll e verdhê notonte brenda qytetit. Njerëzit lëviznin me nguti sa për të kryer punët e domosdoshme dhe shpejt mbylleshin nëpër shtëpi për ta shmangur vapên. Ngjanin me milingona nevrike që bartin mbi shpinë ushqimin për vaktet e radhës, që dukej se nuk kishin të sosur.

Përpara tij ndodhej një gjysêm kështjellë mesjetare me mure të rrênuara qê me myshqet e lëngshme ngjante si një copë bote farfuritëse që kish mbijetuar nê shkretëtirën e pafundme të verës së përjetshme.

Kishte dëgjuar se pikërisht në këtë kështjellë dikur kishte jetuar njê grua qê e krahasonin me bukurinë e frikshme të hënës sê plotê. Nuk dihej nêse kjo ishte e vërtetë apo një sajesê romantike e njerëzve qê kurrê nuk kishin mundur ta kuptojnë se ç’bêhej matanê mureve tê kështjellës. Disa tê tjerê thoshin se ajo kishte vrarë veten në një ditë ligshtimi para pasqyrës e xhindosur për shfaqjet e para të rrudhave në fytyrên e saj.

Bardhyl Zaimi 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakDikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër..”Thënie Të Bukura”
Artikulli tjetërNjë trup gruaje Ryunosuke Akutagawa