Harku i Triumfit

121

Fragmente të përzgjedhura:

“E di historinë e valës dhe shkëmbit? Është një fabul e vjetër, më e vjetër se ne të dy. Dëgjoje. Ishte njëherë një valë që dashuronte një shkëmb kushedi ku në det. Le të themi në gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkumë dhe këngë, e puthte ditë e natë, e shtrëngonte në krahët e saj të bardhë. Dhe psherëtinte, qante, i përgjërohej që të shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa një ditë ai u dorëzua dhe, i gërryer, i ra në krahë.”

“Dhe atëherë?” pyeti Joan.
“Atëherë, papritur, nuk ishte më një shkëmb me të cilin mund të luante, të bënte dashuri, të qante, por një pengesë guri në fund të detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjerë e zhgënjyer dhe e mashtruar, vala kërkoi një tjetër shkëmb.”
“Edhe? Ç’do të thotë? Duhet të kishte qendruar shkëmb.”
“Këtë thonë perherë valët. Por ajo që është e levizshme është më e fortë se ajo që është fikse. Uji është më i fortë se shkëmbi.”

Harku i Triumfit – Erich Maria Remarque

Artikulli paraprak“Netë të bardha”
Artikulli tjetërShëndetin tënd të pimë