JiL.al - Jeto i Lumtur

I riu dhunon dhe tërheq zvarrë të moshuarin në Fier

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar. E gjithë skena e rëndë është filmuar nga një qytetar, në rrugën Xoxi Andoni.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë virale, ndërsa në to shihet se si i moshuari që po qëndronte në lulishte, dhunohet nga i riu.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa lidhur me ngjarjen nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit.