Ja Cilat Janë 13 Vajzat E Famshme Shqiptare Që Kanë Pasur Të Njëjtin Të Dashur

47

Në të gjithë botën, njihet tendenca e personazheve VIP për të krijuar histori dashurie më të tjerë personazhe të njohur, të cilët janë të aftë të kuptojnë botën e tyre dhe impenjimet prej VIP-ash. Por duke qenë vende relativisht të vogla, është e natyrshme që ndonjëherë të njëjtët personazhe të kalojnë nga një VIP tej një tjetër. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë 13 vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.

Dafina Zeqiri Krenar Çoçaj Luana Vjollca

 

Zanfina Ismajli Faton Shoshi Era Istrefi

Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja Zanfina Ismaili dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi

 

Samanta Karavella Kreshnik Kasneci Luana Vjollca

Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmenit nga Tirana Kreshnik Kasneci.

 

Roza Lati Stine Ronela Hajati

Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura.
Por pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme: këngëtaren Ronela Hajati.

Dafina Zeqiri Ledri Vula Angela Martini

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesionale ndaj dhe i dhanë fund marrëdhënies.

Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Angela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull “100 probleme”

 

Liberta Spahiu Getoar Selimi Marina Vjollca

Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një ndër më të komentuarat në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorja.

Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është dhe bashkëshortja e tij.

Einxhel Shkira Bekim Balaj Elita Rudi

Historia e saj me Bekim Balajn ishte si një trampolinë e vërtetë për në botën e showbiz-it. Por ndonëse dukeshin tepër të dashuruar, Einxheli dhe Bekimi u ndanë dhe futbollisti i njohur u përfol vetëm pak kohë më vonë për një lidhje me moderatoren Elita Rudi.

Anxhelina Hadërgjonaj Fatmir Hysebelliu Angela Martini

Për ato vite që ishin bashkë, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysebelliu ishin vazhdimisht në faqet e mediave rozë. Por lidhja e tyre e gjatë mori fund në vitin 2016, kohë kur Hysenbelliu u përfol për lidhjen e tij me modelen Angela Martini. Dyshja u pa disa herë së bashku në club-e e restorante, por lidhja e tyre nuk u pranua kurrë.

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakJa pse e ngatërrojmë kiminë me pajtueshmërinë në një marrëdhënie
Artikulli tjetërPesë shenja të zhgënjimit në një marrëdhënie