Ballina Poezi Jep çka ke më të mirë..

Jep çka ke më të mirë..

173

Nënë Tereza:

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqertë dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndësi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s’ka rëndësi, jep… çka ke më të mirë.

Nënë Tereza:

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakThënie Filozofike..
Artikulli tjetërPengesa më e madhe Frika.