JETA Sergei Esenin

69

JETA

Jeta, kjo gënjeshtër që magjeps,
Në magjin’e saj e ka fuqinë,
Dor’e saj në letër seç na hedh,
Dor’e saj dhe ashpër derdh magjinë.

Unë sytë mbyll dhe pëshpëris:
Mos e lerë zemrën të lëngojë,
Jeta, kjo gënjeshtër që stolis, Dihet
me se ta mbulojë.

Ktheja sytë qiellit të përthinjur,
Shiko hënën edhe hidh në fall,
Qetësohu, vdekëtar dhe bindu,
Ç’e do të vëretën, o vëlla.

Nën qershizën rozë ëndërro
Se kjo jetë është vetëm,
Paçka se një shoqëri të tradhton,
Apo miku yt aq mendjelehtë.

Fjalët ledhatuese pranoi Edhe
gjuhën që të pret si brisk.
Që të gjitha unë i duraj,
U mësova me të gjitha pa rënkim.

Këto largësi ma ngrijnë shpirtin,
Yjet nuk më falin ngrohtësi.
Atë që e duam e braktisim,
Kush na deshtë, na la në vetmi.

Dhe i zbuar, ndjek përsëri
Pres agimin qeshur, qetë-qetë,
Ndjej në thellë dashuri,
jam mirënjohës kësaj jete. 

Sergei Esenin

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakLamtumirë William Shekspir
Artikulli tjetërAshtu si dikush dëgjon shiun Oktavio Paz