Ballina Dedikime Kam Frikë

Kam Frikë

59

Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin.

Ja çfarë i shkruan gazetarja Fallaci poetit grek në një nga letrat e saj. Me siguri do t’ju emocionojë shumë.

“I dashur Alekos,
Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një grua kaq e vështirë, kaq ndryshe nga gratë e tjera…

Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me gra më të reja e më të bukura se unë. Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një grua më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Ajo vajzë është e bukur. Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”.

Oriana Fallaci

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakKëshillë apo dashamirësi
Artikulli tjetërOh, ju fatzinj