Ballina Motivime Kam mësuar

Kam mësuar

132

Kam mësuar të shikoj gjithmonë përtej, të mos kënaqem me atë që duket, kam mësuar të kërkoj diellin përtej reve, edhe në ditët me shi që duket se nuk duhet të mbarojnë.  Mësova të vëzhgoj detajet, të mos mashtrohem me fjalë, mësova se edhe momentet më të këqija kalojnë, disi.  Zbulova rezerva energjie që nuk e kisha imagjinuar kurrë se i kisha, duke u mbështetur vetëm në vullnetin tim të mirë, mësova se mund të jem e fortë përtej imagjinatës sime, sepse forca ime ripërtërihet dhe rritet me çdo vështirësi që lind. Në përgjithësi, unë jam thjesht një person normal, i cili bëhet i jashtëzakonshëm.

Artikulli paraprakMë quajte “Jo Social”
Artikulli tjetërThënie nga Artan Mullaj