Ballina Motivime Katër qirinjtë

Katër qirinjtë

161

Katër qirinjtë!

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë. Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thotë: “Unë jam Paqja, por njerëzit nuk më duan, dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem. Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thotë: “Unë jam Besimi, por tashmë nuk vlej për asgjë, nuk ka kuptim të rri ndezur. Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar, e trishtuar, qiriu i tretë tha: “Unë jam Dashuria, nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time. Shumë herë preferojnë të urrejnë. Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë. Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha:

“Po çfarë po bëni kështu? Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur, unë e kam frikë errësirën dhe ia plasi të qarit.

Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha: “Mos u tremb, mos qaj, deri sa unë të jem e ndezur, mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë: Unë jam Shpresa .

Me sy mbyllur dhe të fryrë nga të qarët, djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë… 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakThenie të bukura
Artikulli tjetërTek ata si ti era jeton