Ballina Life Style Këshillë sigurie që çdo prind duhet ta dijë: Krijoni fjalëkalim familjar për...

Këshillë sigurie që çdo prind duhet ta dijë: Krijoni fjalëkalim familjar për ta mbrojtur fëmijën nga të panjohurit

137

Para se fëmija të rritet dhe të pavarësohet, është mirë që në vitet e tij të fëmijërisë t’i dhuroni siguri dhe të kujdeseni për të

Prandaj, Telegrafi ju sjell një mënyrë shumë të mirë për t’i mbrojtur fëmijët tuaj nga të panjohurit, dhe kjo mënyrë përfshin krijimin e një “fjalëkalimi” familjar.

Pra, nëse dikush i afrohet fëmijës tuaj dhe i thotë “Eja me mua. Do të dërgoj te mami dhe babi yt”, gjëja e parë që fëmija juaj duhet ta bëjë është ta pyes të panjohurin, “Si janë emrat e prindërve të mi dhe cili është fjalëkalimi ynë familjar?”.

Në bashkëpunim me fëmijën tuaj krijoni një fjalëkalim të tillë për raste emergjente, ndërsa fjalëkalimi duhet të mbetet diçka mes prindërve dhe fëmijës dhe askush tjetër nuk duhet ta dijë.

 

Artikulli paraprak​Tetë mënyra të pazakonta për të krijuar një mjedis të shëndetshëm pune për ekipin
Artikulli tjetër7 gjëra që tregojnë se ajo nuk ju dashuron më