Ballina Poezi Kjo koha jonë..

Kjo koha jonë..

158

 

Kjo koha jonë
i bën të zhurmojnë krahët e inatit
i mbush shpirtrat me fjalë të pafundme
dhe përgatit ditën e lakut natësor.

Kjo koha jonë
kafshon thelbin e muskulit të dhimbjes
e fryn zemrën me hidhërim në gjendje të pashërueshme
dhe e bën drejtësinë një marrëveshje.

Kjo koha jonë
përkulet para dyshimit
i shumëfishon gënjeshtrat në lisharëse
marton të vërtetën në altarin e djallit.

Kjo koha jonë
ushqen më shumë të tashmen se të shkuarën
përmbys çdo imagjinatë
dhe shkatërron ndërgjegjen me ambicje.

Kjo koha jonë
çjerr shpinën e majmunit
gëlltit flakë përpara publikut të ftuar
dhe ngjyen lëkurën me djersitjen e vetë.

Kjo koha jonë
dëgjo zhurmën e gjetheve që bien
shiko mbeturinat e makinave të shkatërruara
dhe dorëzohu para kompromisit.

Kjo koha jonë
futi dhëmbët në një frut të kalbur
pi ujë në puse të helmuar
këndo himne të vjetërruar dhe përgjo të vdekurit.

Kjo koha jonë është vetëm pak e ndyrë.

Sipho Sepamla

 

Sipho Sepamla (September 22, 1932 — January 9, 2007), South African editor,  educator, writer, poet | World Biographical Encyclopedia

 

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakÇOMA, ERË, MALLIN…
Artikulli tjetërUjqërit e mi…