Ballina Dedikime  Koha të mëson…

     Koha të mëson…

    148
    Koha të jep mundësinë të mësohesh..
    Të përshtatesh..
    Por jo të harrosh.
    Koha të jep thjesht mundësinë të krijosh
    në zemrën tënde, një dhomë sekrete
    ku këndohen këngë të ndjera vetëm
    për veshët e tu..
    Ku luhet një melodi që për botën jasht,
    është thjesht një stonaturë e lodhshme..
    Koha të bën të heshtësh..
    Të heshtësh dhe të mbash për vete shumë gjëra,
    sepse ditë pas dite, vit pas viti,
    ajo të tregon se është e kotë..
    Askush nuk i ndjen gjërat që ndjen ti
    Askujt nuk i dhemb ku të dhemb ty
    Dhe asnjë..absolutisht asnjë nuk qesh
    me një kujtim, me një përjetim, qoftë edhe më
    i pakuptimti, ashtu siç bën ti…
    Koha të mëson se lëkura është personale
    Se shenjat janë individuale
    Dhe ti, ti dikush që duhet të mbash barrën tënde
    Pa u fshehur
    Pa mohuar
    Pa kërkuar për të harruar, të tjera vende.

    Nga Jeto I lumtur.al
                                                            Jeto I Lumtur
    Artikulli paraprakSA E RRALLË…
    Artikulli tjetërNuk është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.