Ballina Fragmente Romani KRAHËT E FLUTURËS:

KRAHËT E FLUTURËS:

63

Ka gra që ndihen thellësisht ndryshe.
Të ndryshme sepse dëshirat e tyre nuk janë si të gjithë të tjerëve.
Ndryshe sepse nuk shprehen si gjithë të tjerët.
Ndryshe sepse do të donin të shkonin në vende të ndryshme nga të gjithë të tjerët.
Ndryshe sepse nuk mendojnë dhe ndihen si gjithë të tjerët.
Këto gra ndihen aq ndryshe sa mendojnë se e kanë gabim. “Ç’farë ka që nuk shkon me mua?” pyesin veten ndonjëherë me lot në sy. “Pse i dëgjoj këto gjëra?” habitem. Ato do të donin të transformoheshin në atë që nuk janë. Por nuk ndodh. Sepse brenda tyre ka një zë që flet dhe thotë “Shko diku tjetër”, “Ndiq një rrugë tjetër”.Është zëri i krahëve të fluturës. Këto janë krahë që femrat shpesh nuk e dinë se i kanë. Sepse ato nuk i shohin. Unë jam pas tyre. Janë pikërisht ata krahë që i bëjnë ato të ndryshëme: të veçanta. Janë ata krahë që i shtyjnë të fluturojnë askush nuk fluturon. Për të parë atje ku askush nuk po shikon. Të shpresosh atje ku askush nuk shpreson. Për të kënduar atje ku askush nuk këndon. Të duash aty ku askush nuk e do.
Ata janë krahë të mëdhenj dhe madhështorë, të ngjyrave të natës dhe të ditës. Ata krahë janë plot premtime. Thjesht lëvizni në drejtimin në të cilin ju shtyjnë, për të filluar të fluturoni drejt hapësirave misterioze, plot premtime për t’u zbuluar….

“Forca e grave” nga Simona Oberhammer

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakKur kuptova..
Artikulli tjetërDo ta shohësh..Edward Stachura