Ballina Poezi KUR DASHURIA TË FTON

KUR DASHURIA TË FTON

179

KUR DASHURIA TË FTON

“Kur Dashuria të fton, ndiqe, vetëm dije se rrugicat e saj janë të pjerrëta dhe të ngushta.

Kur krahët e saj të përqafojnë, dorëzohu, vetëm dije se shpata që gjendet e fshehur midis pendëve të saj mund të të lëndojë.

Nëse të flet, besoje, vetëm dije së zëri i saj mund të përhapë ëndrrat e tua sikurse era e veriut që e shkatërron kopshtin tënd.

Pasi ashtu sikurse Dashuria të kurorëzon, kështu edhe do të të kryqëzojë. Ashtu sikurse të shërben për rritjen tënde, shërben edhe për krasitjen tënde.
Dhe sikurse ngjitet deri në majën tënden dhe të përkëdhel degët e tua më të buta, të cilat dridhen para Diellit, kështu zbret deri tek rrënjët e tua dhe trondit ngulitjen e tyre tek dheu.”

Kahlil Gibran

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakSekreti i krijimit të trëndafilit
Artikulli tjetërNusja nga Kosova