Ballina Poezi “Kur je i moshuar”

“Kur je i moshuar”

179

“Kur je i moshuar”
Kur je i moshuar dhe flokëbardhë dhe humbet në gjumë,
dhe koka të tundet pranë zjarrit, ule atë libër.
Lexo ngadalë dhe ëndërro për vështrimin e butë
që sytë e tu kishin dikur dhe hijet e tyre të thella.
Sa shumë i doja momentet e tua të këndelljes hirplotë,
Sa e doja bukurinë tënde me dashuri të rreme ose të vërtetë,
Por, ama, vetëm një njeri e donte shpirtin tënd pelegrin.
Sa e doja dëshpërimin e fytyrës sate që ndryshonte.
Dhe duke u përkulur pranë kangjellave që shkëlqenin,
mërmëriste, me pak trishtim, se si fluturonte dashuria
dhe ecte çapthi me malet përmbi krye
dhe fshihte fytyrën mes trumbës së yjeve.

, poezia prekëse për çdo të moshuar nga William Butler Yeats.

 

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakKur u ndamë ne të dy
Artikulli tjetër: Babai…Një qenie speciale.