Ballina Thënie KUR NJERIUT T’IMUNGOJË ZEMRA, NUK ASHT MA NJERI”…”Thënie Të Mençura”

KUR NJERIUT T’IMUNGOJË ZEMRA, NUK ASHT MA NJERI”…”Thënie Të Mençura”

69

1- Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por shumë e vështirë të jesh i thjeshtë.

2-  Mos e kufizo fëmijën te dijet e tua, sepse ai ka lindur në një kohë tjetër!

3- E kuptojmë botën gabim, dhe pastaj themi se bota na mashtron.

4- Lëre jetën tënde të kërcejë buzë jetës, ashtu sikurse vesa kërcen buzë gjethes!

5- Besimi është si zogu që ndjen dritën, para se agimi të kaplojë errësirën e natës.

6- Nuk mund të kapërcesh detin, thjesht duke qëndruar dhe vështruar ujin.

7- Rrënja nën tokë, nuk pret shpërblim, kur i bën degët të lulëzojnë.

8- Fjeta dhe ëndërrova se jeta ishte gëzim. U zgjova dhe pashë se jeta ishte shërbim. Veprova dhe pashë se shërbimi është gëzim.

9 Një mendje vetëm me logjike, është si një thikë vetëm me teh. E gjakos dorën që e përdor.

10- Çdo gjë që na përket, vjen te ne, nëse arrijmë të kemi aftësinë ta pranojmë.

11- Miqësia e vërtetë është si drita fosforeshente. Shkëlqen më shumë kur gjithçka errësohet.

12- Flutura numëron momentet, jo muajt, dhe ka kohë mjaftueshëm.

13- Edukimi më i lartë është ai që nuk na jep thjesht informacione, por na bën të jetojmë jetën tonë në harmoni me gjithë ekzistencën.

14- Thellësia e miqësisë nuk ka lidhje sa kohë njihemi.

Nga Jeto I Lumtur.al

Fotografitë më të bukura të planetit

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakTë këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë…”Thënie Filozofike”
Artikulli tjetërLumturia është një rrugëtim, jo një destinacion…”Thënie Për Jetën”