Ballina Poezi Kur Ti Telefonojë

Kur Ti Telefonojë

55

Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.

Ti qaje?
Jo. Pika shiu të ngrohtë nga telat binin.

– Poezi nga Ismail Kadare

 

Jeto I Lumtur

Ismail Kadare Poezi

Artikulli paraprakE META IME ËSHTË TOLERANCA
Artikulli tjetërPËR TË GJITHA GRATË…