Ballina Poezi Kur Zoti krijoi dashurinë..

Kur Zoti krijoi dashurinë..

162
Kur Zoti krijoi dashurinë, s’na ndihmoi shumë
kur Zoti krijoi qentë s’i ndihmoi shumë qentë
kur Zoti krijoi bimët ishte diçka normale
kur Zoti krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme
kur Zoti më krijoi Mua ai më krijoi Mua
kur Perëndia krijoi majmunin majmuni po flinte
kur krijoi gjirafën ishte i dehur
kur krijoi narkotikët ishte çakërrqejf
dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte në terren
Kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
e dinte se çfarë po bënte
ai ishte i dehur dhe i hareshëm
dhe krijoi malet, detin dhe zjarrin
në të njëjtën kohë
Bëri disa gabime
por kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
Ai bëri gjithë Universin e Tij të Shenjtë.

– Poezi nga Charles Bukowski

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakJanë lajmërime..
Artikulli tjetërO Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka