Ballina Lajme Kush e nxiti Gert Shehun të godiste Berishën? Prokuroria kërkon sekuestrimin e...

Kush e nxiti Gert Shehun të godiste Berishën? Prokuroria kërkon sekuestrimin e pamjeve filmike të 3 ditëve të fundit

57

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për sulmin e djeshëm ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ditën e sotme i është komunikuar masa e arrestit në spitalin e Traumës, agresorit Gert Shehu, i cili akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Prokuroria deri tani, ka në dorë disa pamje filmike që tregojnë lëvizjet e Gert Shehut para aktit, ku shfaqet në një rrugicë në lagjen e tij dhe në një pamje tjetër, ku del nga xhamia e Tabakëve, ku drejtohet më pas drejt lëvizjeve të Berishës, ku shkon dhe e godet me grusht.

Deri tani, nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm individual, apo të shtyrë apo paguar nga dikur tjetër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për të zbuluar këtë, burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria ka dhënë urdhër që të sekuestrohen pamjet filmike të tre ditëve të fundit në vendet ku ka qëndruar Gert Shehu dhe për të parë se më kë është takuar.

Nga ana e familjarëve dhe nga ana e mjekut të tij, është konfirmuar se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Artikulli paraprakU grushtua para protestës, Berisha flet për “BILD”: Është koha që BE të kuptojë sa …
Artikulli tjetërBegaj emeron ne gjykaten Kushtetuese ish-kreun e KLP Gent Ibrahimi