Ballina Poezi Kush rroi mbi Tok’e s’mëkatoi?

Kush rroi mbi Tok’e s’mëkatoi?

157

Kush rroi mbi Tok’e s’mëkatoi?

Më thuaj! Ay që s’mëkatoi a rroi? Më thuaj! O zot, kur keq për keq ma kthen një lloj. Mos qënkemi të dy një soj? Më thuaj! Me linde pas dëshirës fuqiplotë Me le të mbytem nëpër llom e lote; Tani tregomë ç’është më e fortë: Mëkati im, apo Mëshira jote? O Zot, barrën e Jetës lehtësoma Nga syt’e turmës çdo kusur mbuloma: Nem paqen sot dhe pas Mëshirës sate Kësulën, kokën nesër rrotulloma. Ti, që sekretet na i di të gjithëve, Që në shtrëngic’e zi na ndih të gjithëve, Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perëndi, Ti, që për hiç u fal Lavdi të gjithëve!        Omar Khayyam

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprak“Çfarëdo që të ndodhë, shihemi në shtëpi”.
Artikulli tjetërUnë të mbaj gjithmonë në zemër