Ballina Dedikime Letra Për Verën Nga …Vladimir Nabokov….

    Letra Për Verën Nga …Vladimir Nabokov….

    542

    Si mund të ta shpjegoj se, lumturia ime, lumturia ime mrekullisht e artë, se sa shumë unë jam i yti, me të gjitha kujtimet e mia, poemat e mia, shpërthimet e mia, me vorbullat e brendshme? Ose të shpejgoj se nuk mund të shkruaj as një fjalë të vjetër pa dëgjuar se si do ta shqiptosh ti atë, dhe nuk mund të kujtoj asnjë shaka të vogël që kam jetuar pa pendesë, kaq e mprehtë, që ne nuk e kemi jetuar atë së bashku, qoftë ajo më personalja, më e patransmetueshmja, ose vetëm disa perëndime në kthinën e një rruge, a e kupton se çfarë dua të them, lumturia ime? Dhe unë e di: se nuk mund të të them asnjë gjë ty me fjalë, dhe kur e bëj në telefon ajo del krejtësisht e gabuar. Sepse me ty njeriu duhet të flas në mënyrë të mrekullueshme, me të njëjtën mënyrë siç flasim me njerëzit që kanë ikur tashmë prej shumë kohësh…në lidhje me pastërtinë, lehtësinë dhe saktësinë shpirtërore. Ti mund të nxihesh nga një vogëlsi e shëmtuar, sepse ti je kaq mrekullish rrezatuese, si ujë deti, e dashura ime. Të betohem për gjithçka që është e dashur për mua, gjithçka në të cilën besoj, të betohem se nuk kam dashuruar kurrë më parë si të dua ty, me kaq ëmbëlsi, deri në lot, dhe me një ndjesi të tillë shkëlqimi.”

     

    – Vladimir Nabokov,

     

    Jeto I Lumtur

    Artikulli paraprakGjej kohë..
    Artikulli tjetërShto peshën e fjalëve, jo volumin e zërit. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullima..”Thënie Të Bukura”